Sat

03

May

2014

Promovimi Librit: URAGANI I UÇK-së

Sot,  më 03 Maj 2014, në ora 12, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, është bërë promovimi  Librit: URAGANI I UÇK-së(kushtuar heroit të kombit Feriz Guri - Ing.i dipl. i elektroteknikës), filmit dokumentar: FLAKADANI I UÇK-së(Komandant SHPATA), si dhe promovimini këngës së Ilir Shaqirit - kushtuar heroit Feriz Guri
Me këtë rast u tha se gjaku i dëshmorëve u bë gurthemel i lirisë dhe shtet-ndërtimit të Kosovës

Faik Guri, babai i dëshmorit theksoi se të gjithë ata që ranë në beteja për lirinë e Kosovës, janë bijtë e kësaj toke. Prandaj, duhet punuar sa më shumë për ndërtimin e Kosovës.
 
“Si po popull duhet të punojmë edhe më shumë. Nuk ka vend për mërzi, kemi fitu dhe e kemi bërë shtetin. Unë sinqerisht kam thënë se kush e ka firmosur kontratën për të vdekur për këtë tokë, për mua është Feriz, është vëlla i imi, është shok i imi”, ka deklaruar Faik Guri.


Dëshmori i kombit, Feriz Guri, ra heroikisht më 22 prill të vitit 1999 në fshatin Goranc të Hanit të Elezit. Në 15 vjetorin e rënies së tij, u shfaq edhe dokumentari si dhe u promovua kënga që iu kushtua komandant Shpatës

Çaste nga manifestimi

Filmi dokumentarFeriz Guri (Komandant Shpata) - Dëshmor i kombit

Filmi dokumentarFeriz Guri (Komandant Shpata) - 

Dëshmor i kombit-pjesa 1/4

Filmi dokumentar Feriz Guri (Komandant Shpata) - 

Dëshmor i kombit-pjesa 2/4

Filmi dokumentar Feriz Guri (Komandant Shpata) - 

Dëshmor i kombit-pjesa 3/4

Filmi dokumentar Feriz Guri (Komandant Shpata) - 

Dëshmor i kombit-pjesa 4/4

 

Write a comment

Comments: 0