Shkolla

 

Në Komunën e Kaçanikut deri në vitin 1967 nuk ka pasur shkolla të mesme, dhe nxënësit detyroheshin që pas shkollës fillore, ta vazhdonin mësimin në qendrat tjera komunale. Në mungesë të shkollës së mesme, gjeneratat e reja mbeteshin pa shkollim të mesem, dhe kështu komuna e Kaçanikut kishte mungesë të madhe të kuadrit me përgaditje te mesem, e për këtë arsye detyroheshin të mirrnin kuadrot e tilla nga Makedonia dhe viset tjera. Pas shum mundimeve, arrihet qëllimi dhe në vitin 1967/1968 fillohet me gjeneratën e parë. Shkolla emërohet si Qendër e Mesme Indrustriale "Voskopoja" me drejtor të kësaj qendre i nderuari Bedri Kyqyku.

Fillimi i punës së kësaj qendre të mesme ishte shum i mbarë dhe shkollonte kuadra të nevojshëm për ekonominë dhe industrine e Kaçanikut. Pas një pune të suksesshme pesë vjeqare, Qendra e Mesme Industriale "Voskopoja" rasformohet dhe fuzionohet në kuadër të SHM "Skënderbeu". Rasformimi i kësaj qendre u bë me preteks se më nuk ka nevojë për kuadro të profileve teknike çka nuk i perkiste realitetit, por shume pengonte emri i shkollës "Voskopoja". Në vitin shkollor 1972/1973, nxënësit filluan mësimin në kuadër të SHM "Skënderbeu". Pas disa viteve thuaja se profilet e teknikës ishin formalitet e kjo ishte si pasoje e mos dhënjes se rëndësisë nga drejtoritë e atëhershme të cilët ishin të profileve shoqërore. Në vitin 1996 bëhët zgjedhja e udhëheqjes së re, ku drejtor zgjedhet Remzi Çaka (profesor i Fizikës) dhe z.drejtor Fehmi Krasniqi (inxh. i dipl. i makinerisë). Pas kësaj periudhe, nga drejtoria e shkollës i kushtohet kujdes permanent profesioneve teknike.

Pas përfundimit të luftës së UÇK-së, drejtoria e shkollës formon një grup të inxhinjerëve të përbërë nga: Fehmi Krasniqi, Shyqeri Luzha, Xhemajl Dema, Ismajl Dashi , Ali Krasniqi dhe Ramadush Berisha me qëllim të hartimit të një projekti për paisjen e puntorive praktike. Projekti i është dorëzuar zyrës gjermane në Prishtinë në fillim të vitit 2000 dhe pas një hulumtimi është gjetur donatori OJQ(organizata joqeveritare) Swisscontact nga Zvicra dhe në dhjetor të vitit 2000, bëhët nënshkrimi i kontratës katër vjeqare për investime në paisje për këto puntori.

  • Të saldimit
  • Të elektrikës
  • Të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe
  • Të kabinetit të kompjuterizimit.

Pas fillimit të paisjeve të puntorive interesimi i nxënësve për t'u regjistruar në profesionet e teknikës është shumë më i madhë. Në vitin shkollor 2000/2001 në vitet e para janë formuar pranuar nëntë paralele kurse në vitin paraprak mezi u formuan tri paralele, tani në shkollën tonë mësimin e vijojnë 600 nxënës të shpërndarë në 20 paralele.

Me kërkesen e bërë nga këshilli i arsimtarëve të SHM"Skënderbeu" Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Tekonologjisë për pavarsimin e profesioneve të teknikës nga SHM"Skënderbeu" Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës kërkesën tonë e aprovon dhe nga 17/01/2002 punon si shkollë e pavarur SHMP"Voskopoja" Tani dhe me emrin e ri SHMP" Feriz Guri dhe Vllëzërit Çaka"

Punoi: Albulena Luta Juridik XII-4/2010_2011