Wed

11

Sep

2013

KËRKESË OFERTIMI

KËRKESË OFERTIMI PËR EKSKURSION NË SHQIPËRI

Postuar më: 11 September 2013 tek KërkesaLajmërime

KËRKESË OFERTIMI PËR EKSKURSION NË SHQIPËRI

Datë, 11.09.2013

Mbështetur në Udhëzimi administrativ nr. 27/2013, neni 11 dhe 12, 18.06.2013, drejtoritë e shkollave të mesme: Gjimnazit “Skënderbeu” dhe Shkolla e Mesme Profesionale ,,Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka’’ në Kaçanik, shpallin:

T E N D E R
PËR EKSKURSION TË MATURANTËVE

Numri i nxënësve: për shkollat përkatëse, rreth 300 dhe 400.
Koha: 5 ditë (4 netë), përkatësisht më 21-25.09.2013 dhe më 25-29.09.2013.
Vendi: Shqipëri.
Itinerari:

- Kaçanik-Durrës (vendqëndrimi kryesor);
- Durrës-Vlorë;
- Durrës-qyteti vjetër;
- Durrës-Tiranë;
- Durrës-Krujë-Lezhë -Kaçanik.

Sqarim kompanisë përfituese:

- Kaçanik-Durrës (rrugës-ushqim çasti dhe pije);
- Durrës-Vlorë (dreka në Durrës);
- Durrës-qyteti i vjetër (dreka në Durrës);
- Durrës-Tiranë (dreka në Durrës);
- Durrës-Krujë-Lezhë-Kaçanik (rrugës-drekë dhe pije).

Kompanitë-agjensionet ofertuese duhet t’i plotësojnë këto kushte:
a) Liçencën përkatëse;
b) Tërë dokumentacionin e nevojshëm (edhe për kontrollin teknik autobusëve) sipas ligjit;
c) Kapacitet dhe kushte standarde për transportimin e nxënësve (si në udhëzimin administrativ);
d) Çertifikatat shëndetësore të ngasësve të autobusëve;
e) Përkujdesje mjekësore (mjekun e çertifikuar shoqërues) për nxënësit;
ë) Referenca pozitive shërbimi;
f) Të ofrojnë hotele cilësore, me hapësirë kompakte dhe me siguri të plotë për nxënësit;
g) Sipas vlerësimit, të ofrohet edhe mundësia e verifikimit paraprak të kushteve.

Afati i ofertimit: 7 ditë, nga dita e publikimit të kërkesës-tenderit në vebfaqet zyrtare të këtyre shkollave dhe të Komunës së Kaçanikut dhe në tabelat e shpalljeve të këtyre institucioneve;
Materialet tenderuese: çdo ditë pune, merren dhe dorëzohen, në emër të shkollave, në Drejtorinë e Arsimit dhe Kulturës;
Hapja dhe vlerësimi i ofertave: më 17.09.2013, ora 14.00, në objektin e Komunës së Kaçanikut (Salla e Kuvendit).

Drejtori i Gjimnazit,
- z. Ibush Vishi

Drejtori i SHMP,
- z. Bafti Loku